Spahiu sulmohet me vezë e sende të forta


Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ashtu si dhe shkaqet e sulmit, i cili ka përfunduar pa lëndime.
Një incident është shënuar sot gjatë tubimit të Aleanca Kuq e Zi në qytetin e Elbasanit ku 2 persona tentuan te prishin mitingun. Burime për News24 bënë të ditur se Spahia është sulmuar me vezë nga një person që ndodhej në turmë, ndërkohë që lideri i kësaj force politike thotë se goditja drejt podiumit është bërë me sende të forta./LajmeOnline/

Skenat lesbike ne BB6 ....(video)

Ka qenë një natë ndryshe ajo që banorët e “Big Brother 6” kanë përjetuar brenda mureve të shtëpisë së vëzhguar të enjten.


“Vëllai i Madh” vendosi t’i veçojë djemtë nga femrat, duke festuar në ambiente të ndryshme, të ndarë nga njëri-tjetri. Ata kanë biseduar me njëri-tjetrin të rrethuar në tavolina duke pirë diçka dhe duke aluduar rreth sekretit që mund të fshihet, duke u bazuar në njoftimin e “Vëllait të Madh” se kjo festë është një indikacion për njërin nga banorët. Vajzat hodhën dyshime se në shtëpi mund të ketë një gay apo një lesbike, apo kush mund të jetë homoseksual, ndërkohë që gjatë lojërave me njëra-tjetrën kanë përfunduar me puthje në buzë. Nga dyshimet për biseksualët ato hoqën Ilirin, Viganin, Shpendin, duke aluduar për Marselinin. Nga ana tjetër, djemtë kanë bërë lojëra të ndryshme dhe mundje me njëri-tjetrin. Të pakursyera me puthje në buzë janë treguar Elona Joana dhe Jonilda


Ndahen Ami me Ermalin.. (Video)

Ndahen Ami me Ermalin..




SHIKONI VIDEON:

Vali Corleone i Publikon SMS qe i ka derguar TUNA…

Vali Corleone i Publikon SMS qe i ka derguar TUNA…

Elena i ulet Edberit në prehër.. Shikoni si reagon ai…!

Elena i është ulur Edberit në prehër dhe po ngacmohen me njëri-tjetrin. Edberi e pyet për të dashurin, a i ka bërë foto apo jo, nëse ai xhelozon kur e sheh atë atje? Elena thotë se shumicën e fotove ja ka bërë ai, ndërsa sa për xhelozi ajo pohon me kokë. Por shton se është shumë kurjoze të dijë se çfarë shkruajnë gazetat për ata të dy. 

Hamburgeri më i madh në Britani

Ai peshon sa një top bulingu dhe do t'ju duhej të merrnit pjesë në tri maratona për të djegur 7 mijë kaloritë e tij, ndaj nuk është çudi që këtë hamburger gjigand, më i madhi në Britani, nuk ka kurajon ta hajë askush. Klientët në lokalin "The Edge" në Basildon, Essex,
Ai peshon sa një top bulingu dhe do t'ju duhej të merrnit pjesë në tri maratona për të djegur 7 mijë kaloritë e tij, ndaj nuk është çudi që këtë hamburger gjigand, më i madhi në Britani, nuk ka kurajon ta hajë askush. Klientët në lokalin "The Edge" në Basildon, Essex, kanë përpara tyre sfidën më të madhe: ata nuk do të paguajnë nëse këtë hamburger e hanë brenda 30 minutave. Ai përmban 1 kg mish, 800 gr simite, 500 sallatë, 200 gramë djath, qepë

dhe patate. Për bërjen e tij duhen dy orë punë. 

Elena befason Joanën...

Në ambientin e improvizuar si pub, vajzat pyesin njëra-tjetrën se pa cilin banor nuk mund të vazhdonin të rrinin dot në shtëpi e secila jep një emër, ose argumenton përgjigjen nëse nuk e ka një emër.
Eldora thotë se nuk mund të rrinte dot pa Elenën. Ndërsa Elona thotë se ka disa persona me të cilët është lidhur shumë, por nuk mund të thotë se nuk mund të rrijë dot pa ta, megjithëse e konsideron veten si një njeri të dashur dhe miqësor me të tjerët. “Me çdo banor që ikën nga kjo shtëpi kemi krijuar një afeksion, sikur edhe armik të jetë”, shprehet Elona. Vajzat i kërkojnë një emër, por Elona thotë se nuk ka një emër, të cilin duhet ta përjashtojë nga të tjerët. Olta thotë se personi më i dashur për të është Jona, ndërsa vetë Jonilda përmend emrin e Oltës. Joana thotë se është Anaidi njeriu më i dashur në shtëpi për të. Ndërsa pyesin Elenën se cili është personi më i dashur për të, ajo e befason pafund Joanën me përgjigjen: “Anaidi”. Elena thotë se cilindo nga banorët do ta takonte kur të dilte nga shtëpia, gjithsesi. Ndërsa Joana shprehet se nëse Anaidi do të arrinte të penalizohej gjatë përdorimit të fjalorit banal, ajo do të dilte nga Big Brother për të. Ajo thotë se në momentin që afeksionohen me dikë, mund të bëjë gjithçka për të. Joana tregon se arsyeja se pse ka hyrë në Big Brother nuk është çmimi i madh, por e shikon si një aventurë ndryshe, të cilën duhet ta provonte.

Vesa-Big Basta, ja si lindi dashuria

Vesa-Big Basta, ja si lindi dashuria Vesa Luma, u dashurua me një djalë nga Tirana dhe kjo gjë e ka bërë që tashmë jetën ta ndaj mes kryeqytetit dhe Prishtinës ku ka

Vesa-Big Basta, ja si lindi dashuria Vesa Luma, u dashurua me një djalë nga Tirana dhe kjo gjë e ka bërë që tashmë jetën ta ndaj mes kryeqytetit dhe Prishtinës ku ka edhe familjen e saj. Historia e dashurisë me Big Bastën, ishte mbajtur e fshehtë për një kohë, por nuk kishte shpëtuar nga vëmendja e mediave. E lindur larg syve të publikut, kjo lidhje tashmë është ndër me të komentuarat.

Duke folur për këtë histori dashurie, Big Basta thotë: "Me Vesën është një histori, po aq private sa edhe e bukur të them të drejtën. Të dy kemi vënë re një lloj afeksioni ndaj njëri-tjetrit, gjë që nuk mund ta mohoj se është vënë re edhe nga njerëzit. Të them të drejtën ndihem shumë rehat dhe shumë krenar për aq kohë sa kjo histori është shumë e bukur. E kemi ndërtuar me një lloj fanatizmi, sepse përveç faktit që ne jetojmë në Shqipëri dhe Vesa është nga Kosova, përballemi edhe me mentalitete të ndryshme. Nuk do t’ia lejoja vetes që këto mentalitete dhe gojët e këqija të prishin atë raport aq të bukur që unë kam ndërtuar me Vesën".

Reperi nga Tirana ka rrëfyer se çfarë e ka tërhequr tek Vesa dhe më pas e ka bërë të dashurohet me të. "E para e punës e kam pëlqyer për faktin që është bionde (qesh). Gjithmonë kam pasur një lloj simpatie, por kam pëlqyer edhe mirësinë e saj. Vesa është person që rrezaton mirësi. Duke qenë se ne kemi nevojë në këtë botë për njerëz me pozitivitet, ky ishte magneti i parë që më tërhoqi. Kemi shumë të përbashkëta dhe nuk ka lidhje se jemi nga Tirana, nga Prishtina apo Somalia. Unë besoj tek lidhja shpirtërore që dy njerëz kanë ndaj njëri-tjetrit dhe energjia që përcillet.

"Për sa kohë që synimet janë pozitive unë besoj se gjithçka do të shkojë mirë", ka thenë Big Basta, duke shtuar: "Jemi dy njerëz që na përputhen shumë karakteret. Unë kam investuar edhe në gjëra të tjera përveç muzikës dhe Vesa është mbështetje morale për mua. Ajo më mbështet në muzikë, tek puna ime dhe kam përshtypjen se çdo mashkull për këtë ka nevojë tek një femër. Për aq kohë sa një femër plotëson këto gjëra tek unë me plot gojën mund të them se jam rehat dhe ndihem shumë mirë

Mediat në Itali: Elhaida Dani dominon “The Voice of Italy”

The Voice e kanë cilësuar Elhaida Danin si një favorite absolute për të fituar edicionin e parë të “The Voice Of Italy.
Natën e katërt të talent show-t “The Voice Of Italy” nuk ka dyshim që e ka dominuar konkurrentja shqiptare, Elhaida Dani. Pas performancës së mbrëmshme, video dhe fotot e Elhaidës kanë marrë me mijëra klikime, Like dhe Share, mbështetur shumë edhe nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Por, është interesante pasi disa prej portaleve italiane të fokusuara tek muzika dhe kinemaja, duke komentuar performancat e fazës së parë në The Voice e kanë cilësuar Elhaida Danin si një favorite absolute për të fituar edicionin e parë të “The Voice Of Italy.”

Elhaida pritet që të përballet tashmë me fazën tjetër të The Voice, për të shkuar më pas në netët finale Live.