Klodi shpreh deshirat per nje banor te Big Brother...(VIDEO)


Ish-banori i Big Brother 3 rrëfen jetën e tij në Itali, komenton banorët e këtij edicioni, kë pëlqen dhe kë jo. Ndonëse jeton dhe punon në Itali, kur ka kohë ai ndjek edhe programet shqiptare, i komenton shpesh rastet në profilin e tij në Facebook, ndërsa këtë radhë ka vendosur që të rrëfehet për gazetën “Panorama” mbi jetën dhe punën në Itali, banorët e këtij edicioni, si dhe konfliktin me prezantuesen e njohur Arbana Osmani. Dikur kanë qenë shumë miq të mirë, kurse tani nuk duan ta shohin me sy njëri-tjetrin…
I pyetur se cilin banor e sheh fitues, Klodi është përgjigjur: “Besoj se Iliri. Do më pëlqente sinqerisht që kush ta meritojë, të jetë fitues. Sa i përket Joanës, e komplimentoj shumë që deklaron fundin e lidhjes që ka pasur jashtë shtëpisë dhe kurajës që tha se nuk ndien më për të. Janë gjëra normale e të natyrës njerëzore, dashuria ka fillim, por ka edhe fund. Dëshira ime do të ishte që të shihja në finale Shpendin, Ilirin, Joanën , këta besoj se janë finalistët”.