Elena befason Joanën...

Në ambientin e improvizuar si pub, vajzat pyesin njëra-tjetrën se pa cilin banor nuk mund të vazhdonin të rrinin dot në shtëpi e secila jep një emër, ose argumenton përgjigjen nëse nuk e ka një emër.
Eldora thotë se nuk mund të rrinte dot pa Elenën. Ndërsa Elona thotë se ka disa persona me të cilët është lidhur shumë, por nuk mund të thotë se nuk mund të rrijë dot pa ta, megjithëse e konsideron veten si një njeri të dashur dhe miqësor me të tjerët. “Me çdo banor që ikën nga kjo shtëpi kemi krijuar një afeksion, sikur edhe armik të jetë”, shprehet Elona. Vajzat i kërkojnë një emër, por Elona thotë se nuk ka një emër, të cilin duhet ta përjashtojë nga të tjerët. Olta thotë se personi më i dashur për të është Jona, ndërsa vetë Jonilda përmend emrin e Oltës. Joana thotë se është Anaidi njeriu më i dashur në shtëpi për të. Ndërsa pyesin Elenën se cili është personi më i dashur për të, ajo e befason pafund Joanën me përgjigjen: “Anaidi”. Elena thotë se cilindo nga banorët do ta takonte kur të dilte nga shtëpia, gjithsesi. Ndërsa Joana shprehet se nëse Anaidi do të arrinte të penalizohej gjatë përdorimit të fjalorit banal, ajo do të dilte nga Big Brother për të. Ajo thotë se në momentin që afeksionohen me dikë, mund të bëjë gjithçka për të. Joana tregon se arsyeja se pse ka hyrë në Big Brother nuk është çmimi i madh, por e shikon si një aventurë ndryshe, të cilën duhet ta provonte.