Spahiu sulmohet me vezë e sende të forta


Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ashtu si dhe shkaqet e sulmit, i cili ka përfunduar pa lëndime.
Një incident është shënuar sot gjatë tubimit të Aleanca Kuq e Zi në qytetin e Elbasanit ku 2 persona tentuan te prishin mitingun. Burime për News24 bënë të ditur se Spahia është sulmuar me vezë nga një person që ndodhej në turmë, ndërkohë që lideri i kësaj force politike thotë se goditja drejt podiumit është bërë me sende të forta./LajmeOnline/