Mediat në Itali: Elhaida Dani dominon “The Voice of Italy”

The Voice e kanë cilësuar Elhaida Danin si një favorite absolute për të fituar edicionin e parë të “The Voice Of Italy.
Natën e katërt të talent show-t “The Voice Of Italy” nuk ka dyshim që e ka dominuar konkurrentja shqiptare, Elhaida Dani. Pas performancës së mbrëmshme, video dhe fotot e Elhaidës kanë marrë me mijëra klikime, Like dhe Share, mbështetur shumë edhe nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Por, është interesante pasi disa prej portaleve italiane të fokusuara tek muzika dhe kinemaja, duke komentuar performancat e fazës së parë në The Voice e kanë cilësuar Elhaida Danin si një favorite absolute për të fituar edicionin e parë të “The Voice Of Italy.”

Elhaida pritet që të përballet tashmë me fazën tjetër të The Voice, për të shkuar më pas në netët finale Live.