Kengëtari dhe aktori Ermal Mamaqi “ka probleme të mëdha me përkushtimin pas një lidhjeje serioz"megjithëse
jo në jetën reale. Është Riku, personazhi që ai luan në komedinë
Femrat, i cili është një avokat divorcesh në mendjen e tij nisin të
hyjnë shumë femra, që duket sikur kanë një qëllim të vetëm, ta fusin në
grackën e tyre. Edhe pse situatat dhe të vërtetat përjetohen në
atmosferën e një komedie romantike, në fund të serialit do të shohim që
Riku ndonëse i shmanget, nuk mundet t’i shpëtojë dashurisë që gjithmonë
del aty ku nuk e kërkon. Dhe vajza që i merr mend Ermalit quhet Ada dhe
në jetën reale është vajza modele, Enxhi Cuku. Në komedi, ashtu si në
jetë ku mbizotëron shprehja “Të tjerë duam, të tjerë na duan, me të
tjerë përfundojmë” ndërsa , xhirimet që zgjatën 27 ditë sapo kanë
përfunduar. Ndërsa filmi do të dalë në kinematë e Tiranës në fund të shtatorit.