Gjashtëvjeçarja
Isabella Barrett është njëra nga milioneret më të vogla në botë.
Suksesin e ka arritur falë spektaklit “Toddlers and Tiaras”, ndërsa tash
ka edhe linjën e saj kozmetike të makijazhit dhe stolive. Ajo sillet si
një vajze e rritur, ka stilin e saj, ndërsa shumicën e parave i
shpenzon duke blerë rroba dhe këpucë. “Pse nuk do të më pëlqente që jam
milionere? Unë jam yll, kam koleksionin tim të stolive dhe makijazhit
dhe më pëlqen të jem shefe. Unë asnjëherë nuk humb, fitoj në secilën
garë që marr pjesë”, ka thënë vajza. Nëna e saj, Susanna, ka deklaruar
se ajo thjesht i ndihmon vajzës që t’i realizojë ëndrrat. “Të gjithë po
shohim se çfarë u ndodh yjeve të reja, si për shembull Britney Spears
dhe unë nuk dua që ajo t’i ndodhë vajzës sime. Mirëpo, asaj i pëlqejnë
gjërat e bukura dhe nuk duam t’ia kufizojmë ato”, ka treguar nëna e
milioneres së vogël.Per me teper ndiqni pamjet.
SHIKO VIDEON ME POSHTE !