Tmerr në “Unazën e Tiranës”, adoleshenti qëllon me thikë fatorinë dhe shoferin e autobusit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autobusin e
unazës në kryeqytet pranë farmacisë numër 10 ku një 16-vjecar ka qëlluar
me thikë fatorinon dhe shoferin e autobusit. Sipas hetimeve paraprake,
ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes fatorinos dhe adoleshentit
ndërsa shoferi i urbanit ka ndërhyrë për të shmangur sherrin. Pas
shkëmbimit të sharjeve sherri ka degjeneruar në konfrontimit fizik dhe
16-vjecari ka nxjerr thikën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur
fatorino dhe shoferi i urbanit.
Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spiatl dhe mëohet se
janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa16-vjecari është arrestuar nga
forcat e komisariati numër 4 të cilat mbërritën menjëherë në venngjarje.