Nëse pas një ditë të lodhshme pune gjendeni në Shqiperi dhe keni
dëshirë të flini në krahët e një gruaje, është e mundur qoftë edhe pa
pasur marrëdhënie më të.
Në Tirane, në fakt janë hapur lokale ku paguhet për të fjetur me
ndonjë vajzë që nuk e keni parë me parë, por sipas shifrës që paguani
ajo vajzë ofron ‘lukset’.
Për shembull, mund të flini me kokën në bark, apo ta mbani qetësisht në kraharor.
Quhen “Soineya”, që do të thotë ‘dyqani ku mund të flemë bashkë’ dhe
kanë rezultuar të suksesshme tek japonezet. Në fakt duhet pranuar se
është e trishtë të flesh me një person të panjohur në krah, por mirë që
nuk behet fjalë për prostitutë.
Për sa i përket çmimit mund të bëni dhe abonim ku të paguani
rregullisht dhe të keni qasje më të shpeshta në lokal. Megjithatë, po
flasim për shifra jo të vogla, duke qenë se kushton rreth 77$ ora. Por
nëse nuk keni para, mund të përqafoni jastëkun tuaj, mik i mirë i cili
nuk ju tradhton kurrë dhe mbi të gjitha, është ekonomik!