I dashuri i Joanës, 10 mijë euro dhuratë pas skenave intime në “Big Brother”

Pas spektaklit të së shtunës, ku Jani, i dashuri i Joanës, i kishte dërguar asaj një valixhe me rroba, edhe pse ajo deklaroi se do të ndahej pasi tashmë ndiente për Anaidin, pyetja që po bëjnë gjithnjë e më shumë femrat vetes është: “Mos duhet t’i tradhtojmë të dashurit që të na duan më shumë?” Sado të mundohesh që t’i japësh një shpjegim kësaj situate, vështirë është t’ia gjesh anën. Tashmë të gjithë kanë parë se si Joanës iu deshën vetëm pak ditë njohje me Anaidin që të prishej lidhja gjashtëvjeçare me të dashurin e saj, i cili jeton në Greqi.
Edhe pse Anaidi nuk i dha asnjëherë vlerën e një lidhjeje të mirëfilltë, Joana deklaronte se ndihej mirë në krahët e tij dhe se kishte kohë që nuk ndihej ashtu pranë një mashkulli. Pa diskutim që në këto raste mund të nënkuptohet fare mirë zemërimi i të dashurit jashtë, i cili minimalisht duhet të pretendojë që lajmin e ndarjes të mos e marrë nga ekrani. Mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Me sa duket, Jani ka dashur t’i thotë Joanës se ai ende mendon për të dhe se, nga ana e tij, këtë nuk e konsideron një ndarje.
Valixhja e rrobave e shkundi Joanën, e cila nxitoi të deklaronte se në fakt ndiente akoma për Janin dhe se e kishte marrë malli për të. Më pas, kur ajo ka hapur rrobat që ai i kishte sjellë, bëri një llogari dhe u tha vajzave të shtëpisë se ai mund të ketë shpenzuar rreth 10 mijë euro për t’i blerë fustane firmato asaj. Në këtë situatë interesante, ne u përpoqëm të mësojmë diçka më shumë. Disa miq që e njohin Joanën nga jashtë, si dhe lidhjen që ajo ka, deklarojnë se lidhja e Janit me Joanën nuk ka qenë kalimtare apo sipërfaqësore.
Ata e kanë dashur shumë njëri-tjetrin dhe janë ndier mjaft mirë bashkë. Jani e njeh mirë karakterin e Joanës, tipin e saj shpërthyes dhe, me sa duket, lidhja me Anaidin atij i është dukur thjesht si një pjesë e lojës aty brenda dhe jo si një arsye për të prishur lidhjen e tyre. Ishim shumë kuriozë për të mësuar më në detaje nga kjo lidhje, por Jani nuk është i gatshëm që të përballet me mediat. Ne siguruam një foto të realizuar rreth dy vite më parë, ku të dy me Joanën janë duke u argëtuar në jetën e natës në një nga pub-et e Tiranës. Me sa na tregojnë miqtë, Jani nuk ka ndërmend t’i bëjë ndonjë surprizë Joanës, por mbase një telefonatë live gjatë njërit prej spektakleve.
Pas valixhes së Janit, Joana përsëri në krevat me Anaidin
Në fillim u duk sikur valixhja e Janit mund të ndryshonte raportet e Joanës me Anaidin. Ata vijojnë të jenë shumë të afërt, por Joana ditët e para ka preferuar të flejë vetëm. Gjithsesi, gjatë ditës ata shpenzojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin duke deklaruar se janë në lojë, dhe loja ka nevojë për aleatë në krah.
Por Joana, e cila është një tip i paparashikueshëm, duket se nuk rri shumë rehat. Këtë javë ajo ka filluar një afrimitet me Edberin, duke bërë xheloz jo pak herë Anaidn. Kjo e ka komplikuar tej mase situatën, sepse kishim Joanën që futet në “Big Brother” e lidhur me Janin, pastaj ndahet nga Jani dhe lidhet me Anaidin, pastaj ftohet me Anaidin, sepse afrohet me Janin, pastaj afrohet me Edberin dhe bën xheloz Anaidin.
Ndërkohë, fjetja veç e veç ka zgjatur shumë pak, pasi përsëri Joana është futur në krevatin e Anaidit gjatë pjesës së dytë të kësaj jave. Një cirk i vërtetë me meshkuj dhe situata aq marramendëse, të cilat na lënë të mendojmë se mbase kemi parë ende pak nga tipi i Joanës, pasi ajo me siguri ka shumë ”marifete” të tjera me meshkuj në mendjen e saj.

Ultimatumi i të shoqes për Shpendin e BB6...

Shpendi deri me tani nuk ka dashur asnjëherë që të rrëfejë arsyet e ndarjes me ish gruan e tij, me te cilën ka edhe nje vajze.
Këtë javë që lamë pas, vajza e Shpendit për të cilën ai flet pa pushim, mbushi 18 muaj. Me këtë rast, banorët filluan të vrasin mendjen se çfarë duhet të bëjnë që ta gëzojnë Shpendin. Elona i përgatiti një fustan Lizës së vogël, ndërsa të tjerët bënë një ëmbëlsirë. Shpendi u ndje shumë i emocionuar dhe falënderoi banorët. Më pas, Elona e pyet për marrëdhënien e tij me ish-gruan. Ja çfarë rrëfeu Shpendi: “Unë jam ndarë me ish-gruan kur vajza ishte vetëm dymuajshe, kemi pasur probleme të forta familjare. Kur ajo mori vesh që unë do futem në ‘Big Brother’, reagoi keq dhe më tha: ‘Nëse ti do futesh aty, unë nuk të lë më ta shohësh vajzën’. Por ajo e ka kot, se nuk ka forcë që të më ndajë nga vajza ime”. Shpendi nuk ka dashur asnjëherë që të rrëfejë arsyet e ndarjes, por pak javë më parë ai hapi temën e diskutimit mbi tradhtinë, ku deklaroi që ish-bashkëshorten e tij nuk e kishte tradhtuar kurrë. Mbas kësaj, Shpendi tha se ndihej më i lehtësuar dhe mesazhin për të cilin kishte hyrë në “Big Brother”, tashmë e dha, dhe se ishte i qetë. E gjithashtu, pohoi se tanimë edhe po të dilte nga loja, nuk e kishte problem. Shpendi gjatë kësaj kohe ka krijuar më shumë afrimitet me Eldorën, por edhe pse kjo e fundit i ka shprehur simpatinë që ka, duket se Shpendi nuk ka ndërmend të krijojë më shumë afrimitet me të, të paktën sa kohë të jenë në lojë. Më vonë ku i dihet!

Aksidenti i tmerrshem ne Formula 1..

Sot ne garen e Formula 1 ne Shangai ndodhi nje aksident i tmerrshem.Piloti i skuterise Red Bull humbi kontrollin e makines dhe rrezikoi jeten duke pesuar disa demtime.Per fatin e mire aksidenti nuk pati viktima dhe piloti eshte drejtuar drejt spitalit me te afert.






Shif ni vid*on me post....

Skenat me te nxehta ne Big Brother Albania 6

Skenat me te nxehta ne Big Brother Albania 6!
Per me teper ndiqni pamjet:http://youtu.be/m_cVEEuMU40















Shikoni videon per te kuptuar pse jane kaq te vecanta keto vithe(video)

Cdo femer ndjehet xheloze per vithet e kesaj vajze , shikoni videon per te kuptuar se pse esht kaq e vecant kjo vajz!Per me teper ndiqni pamjet:

SHIKONI VIDEON ME POSHTE

Banorë të rinj në “Big Brother”

Një surprizë e veçantë ka qenë pjesë e spektaklit të shtunën mbrëma. Një konkurrente e re i është shtuar banorëve më të famshëm në Shqipëri brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo quhet Riken dhe ka gëzuar me hyrjen e saj sidomos meshkujt e shtëpisë.
Nderkaq, me shumice votash nga publiku, Olta ka qene konkurrentja qe eshte detyruar te largohet nga shtepia. Ajo eshte shprehur se banoret nuk e kane kuptuar mire ate.
”Të them të vërteten, mbase ishte problem mënyrën se si shprehesha. Thoja një fjalë e nuk i pëlqente asnjërit, më sulmonin. Thonin Olta nuk e shprehu mirë apo nuk dinte ta shpjegonte. Nuk e di. Mbase më ka penalizuar fakti që njerëz të tjerë shpreheshin më lehtë, ndërsa unë nuk e kisha shumë të thjeshtë komunikimin”, tha e eliminuara e javës.
Ne javen ne vijim, personi qe do te eleminohet do te perzgjidhet mes Anaidit Joanes, Xhimit dhe Elones, te cilet kane qene banoret qe kane shkuar ne nominim.
Disa prej te afermve ju jane bashkuar banoreve brenda shtepise. Por, çfare ata nuk dinin ishte se prezenca e tyre do te vendoste fatin e nje pjese te buxhetit.
Shpendit, “Vëllai i Madh” i ka rezervuar kete jave nje surprize. Anaidi, nderkaq ka gjetur sekretin e Elenes.
Mbyllet keshtu nje jave tjeter ne “Big Brother”, por gara vazhdon dhe publiku mund te vazhdoje te ndjeke aventuren e banoreve ne dy kanalet e posaçme në “Digitalb” si dhe gjate permbledhjeve ditore ne “Top-Channel”.

Fiton gjyqin me...bretkosat! Demshperblimi? 1.6 milione dollare!

Amerikani Paul Marinaccio do të përfitojë 1.6 milion dollarë falë frikës nga bretkosat. Ai ka fituar një betejë ligjore që zgjati plot shtatë vjet. E tëra nisi kur kompania “Kieffer Enterprises” mori nga qyteza e Clarence pranë Buffalos leje për ta hedhur në pronën e Marinaccios ujin e mbledhur nga shiu aty përreth. Kjo krijoi mjedisin ideal për zhvillimin e bretkosave, nga të cilat personazhi në fjalë ka frikë që kur ishte fëmijë. “Jam i burgosur në shtëpinë time. Kthehem në mbrëmje dhe mezi hyj në garazh për shkak të bretkosave. Janë mu para derës”, ishte ankuar Marinaccio. Shpeshherë ai është detyruar të thërrasë të bijën që të vinte e t’i përzinte bretkosat, pasi vet ka një frikë të tmerrshme ndaj këtyre amfibëve. Amerikani me origjinë italiane hodhi në gjyq qytezën e Clarence dhe firmën “Kieffer” për derdhjen e ujit, që e shndërruan pronën e tij në një parajsë për bretkosat. Ai e fitoi çështjen dhe do të përfitojë 1.3 milion dollarë nga autoritetet e qytezës dhe 328.000 të tjera nga kompania.