Cfare fshihet pas tatuazhit te Blerim Destanit...!!

Blerim Destani ka bërë një tatuazh në krahun e tij të djathtë, duke shkruar dy emra vajzash Medina – Lara.
Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë koment shtesë, aktori shqiptar nga Maqedonia ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku përveç ritit të tij të zakonshëm, një puro në dorë, duket edhe një tatuazh që shihet në dorën e tij të djathtë.
Dy emra femrash, Medina – Lara, të gdhendura në dorën e aktorit i kanë bërë kuriozë shumë nga fansat e tij në Facebook, të cilët i kanë shtruar me dhjetëra pyetje drejtuar emrave në fjalë.
Dhe përkundër kësaj aktori ka vendosur të heshtë duke mos dhënë përgjigje e duke lënë në ‘ajër’ dyshimet e njerëzve.
Megjithatë, admirueset e tij nuk duhet të jenë të shqetësuara. Emrat, sipas gjasave janë të mbesave të aktorit