Ultimatumi i të shoqes për Shpendin e BB6...

Shpendi deri me tani nuk ka dashur asnjëherë që të rrëfejë arsyet e ndarjes me ish gruan e tij, me te cilën ka edhe nje vajze.
Këtë javë që lamë pas, vajza e Shpendit për të cilën ai flet pa pushim, mbushi 18 muaj. Me këtë rast, banorët filluan të vrasin mendjen se çfarë duhet të bëjnë që ta gëzojnë Shpendin. Elona i përgatiti një fustan Lizës së vogël, ndërsa të tjerët bënë një ëmbëlsirë. Shpendi u ndje shumë i emocionuar dhe falënderoi banorët. Më pas, Elona e pyet për marrëdhënien e tij me ish-gruan. Ja çfarë rrëfeu Shpendi: “Unë jam ndarë me ish-gruan kur vajza ishte vetëm dymuajshe, kemi pasur probleme të forta familjare. Kur ajo mori vesh që unë do futem në ‘Big Brother’, reagoi keq dhe më tha: ‘Nëse ti do futesh aty, unë nuk të lë më ta shohësh vajzën’. Por ajo e ka kot, se nuk ka forcë që të më ndajë nga vajza ime”. Shpendi nuk ka dashur asnjëherë që të rrëfejë arsyet e ndarjes, por pak javë më parë ai hapi temën e diskutimit mbi tradhtinë, ku deklaroi që ish-bashkëshorten e tij nuk e kishte tradhtuar kurrë. Mbas kësaj, Shpendi tha se ndihej më i lehtësuar dhe mesazhin për të cilin kishte hyrë në “Big Brother”, tashmë e dha, dhe se ishte i qetë. E gjithashtu, pohoi se tanimë edhe po të dilte nga loja, nuk e kishte problem. Shpendi gjatë kësaj kohe ka krijuar më shumë afrimitet me Eldorën, por edhe pse kjo e fundit i ka shprehur simpatinë që ka, duket se Shpendi nuk ka ndërmend të krijojë më shumë afrimitet me të, të paktën sa kohë të jenë në lojë. Më vonë ku i dihet!