Motra e Shpendit: Ju rrëfej “sëmundjen” e Arianës që çoi në divorc.


Divorci i Shpendit të “Big brother”, siç duket, nuk ka ndodhur spontanisht, por në mes të çiftit ka pasur një xhelozi të tepruar që i ka bërë ata të dy të merrnin vendimin e ndarjes.
Ndonëse kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë, janë dashuruar shumë e janë martuar me dashuri. Miq të Shpendit në fillim theksonin se ishin të bindur që Shpendi dhe Ariana do të ribashkohen përsëri, por ende nuk ka shenja pozitive në këtë drejtim, për faktin se javën e kaluar është zbuluar se ish-bashkëshortja e ka kërcënuar Shpendin se, nëse futet në “Big brother”, ai nuk do ta shohë më vajzën asnjëherë.
Në lidhje me divorcin, arsyet e ndarjes dhe kujdesin ndaj vajzës, Lizës, ne biseduam me motrën e Shpendit, Kaltrinën, e cila ishte shumë e rezervuar në këtë drejtim, edhe pse ndau disa fjalë me ne: “Për vajzën kujdeset nëna e saj, pasi edhe me ligj i takon nënës, por Liza ka kujdesin maksimal nga Shpendi dhe familja jonë si nga dashuria ndaj saj, por edhe nga ana financiare”, thekson Kaltrina, e cila për ndarjen e vëllait nuk dëshiron të flasë, pasi thotë se është çështje personale e tij. “Gjithë çështjen e ndarjes mund ta përmbledh me fjalët “sëmundja xhelozi”, më tej është çështje personale e Shpendit”, përfundon Kaltr