Klodi Çela: Une e di sekretin e Rikes, kësaj Monica Bellucci shqiptare...

Një nga miqtë e saj më të mirë, ish-banori i “BB”, Klodi Çela, tregon se si e njeh ai Riken.

“Ajo është një femër shumë e ëmbël, me vlera njerëzore, jeton një orë larg meje së bashku me familjen e saj prej më shumë se 16 vitesh. Është e fejuar me një djalë shumë king, një vajzë që punon si hair styler (parukier), është femër që di të komunikojë shumë mirë. Te Rikja mua më pëlqen bukuria që tashmë shihet, por edhe sjelljet e saj të bukura, është shumë e dashur dhe me një zemër të madhe”, tregon Klodi mbi atë se sa e njeh miken e tij, tashmë banoren më të re Rike Roçi. Bukuroshja shqiptare që jeton në Itali, edhe vitin e kaluar kishte pasur ofertë për të qenë pjesë e “BB”, por e kishte refuzuar në momentin e fundit për shkak të impenjimeve profesionale në Itali, ndërsa këtë radhë është bërë pjesë e spektaklit. “Ajo më herët nuk i ka ndjekur aspak edicionet e ‘Big brother’, se nuk e ka pasur në plan të futet. Ka ardhur të enjten në Tiranë bashkë me mua dhe nuk di asnjë gjë për banorët brenda. Të mërkurën në mbrëmje, ajo ka rënë dakord me produksionin. Them që është krejt ndryshe nga vajzat aty brenda, kurse djemtë nuk janë tipat e saj. Pasi në këtë drejtim është shumë e qetë, ajo është futur aty vetëm për një eksperiencë më tepër. Them që këtë edicion ajo është femra më e bukur, edhe pse jo një nga më të bukurat në ekranin shqiptar. Format e saj janë natyrale, nëna natyrë e ka krijuar kështu dhe i uroj që ta shijojë këtë eksperiencë, edhe pse aty disa janë bërë si shtriga e shtriganë nga rivaliteti dhe xhelozia. Sa i përket sekretit, unë e di, por për respekt të Rikes nuk mund ta them. Por që është një sekret shumë interesant… Mund të quhet një Monica Bellucci, shqiptare”, përfundon bisedën Klodi.