Veprimi tejet i rrezikshëm, e bëjmë thuajse të gjithë


Ndoshta jo të gjithë, por një pjesë e mirë e njerëzve e përdorin më shumë se njëherë, madje nuk denjojnë të marrin gota por përdorin shishe. Është çështje nevoje, domosdoshmërie, por edhe neglizhence, ndërsa ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tonë.
Bëhet fjalë për shishen plastike, pasi edhe pse janë të shumta idetë për sterilizimin e saj gjatë përdorimit, lëngjet e ndryshme brenda tyre rrisin ndjeshëm praninë e baktereve.
Ekspertët sugjerojnë se gjëja ideale që duhet bërë do ishte zëvendësimi me shishe xhami, ose në të kundërt ndërrimi sa më i shpeshtë i tyre dhe jo përdorimi disa herë me ujë qumësht apo lëngje të ndryshme.
Edhe pse janë të shumtë njerëzit që i lajnë këto shishe me ilaç para përdorimit, ende nuk është provuar efikasiteti i tyre dhe as sterilizimi i tyre me ujë të nxehtë, njëlloj siç ndodh me enët e qelqit. Studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç raporton noa, bëjnë me dije se përdorimi i shisheve plastike dhe lëngjeve brenda tyre, rrit rrezikun për tu prekur nga baktere të ndryshme, të cilat kalojnë direkt tek trupi i njeriut dhe pengojnë zhvillimin psikologjik dhe mendor, veçanërisht te fëmijët. Bakteri në fjalë i njohur si Bpa, është gjetur te shishet plastike, pjatat plastike, dhe produktet që përdoren disa herë prej këtij materiali, ndaj rekomandohet mos përdorimi i tyre më shumë se një herë.