Transmetoi gabimisht në TV, burg për teknikun bjellorus

Një video është transmetuar gabimisht në orar dreke në "BelMuzTV", një kanal muzikor bjellorus që përcillet edhe nëpër ekranet e mëdha të qendrave komerciale, apo nëpër restorantet e Minsk.Televizioni muzikor në Bjellorusi e ka transmetuar fragmentin "e ndaluar" për gati 10-20 minuta.

Një video eshtë transmetuar gabimisht në orar dreke në "BelMuzTV", një kanal muzikor bjellorus që përcillet edhe nëpër ekranet e mëdha të qendrave komerciale, apo nëpër restorantet e Minsk.

Televizioni e ka transmetuar fragmentin "e ndaluar" për gati 10-20 minuta. Përgjegjësi, i cili tani rrezikon pasoja të rënda, është një teknik audio. Por për t'u justifikuar ai ka përmendur një grindje me të fejuarën, gjë që e ka futur në dëshpërim.

Mirëpo ja që përveçse me bujën dhe skandalin e madh të shpërthyer, tekniku duhet të përballet edhe me burgun dhe dënimin e rëndë, pasi transmetimi i imazheve  përbën krim penal në Bjellorusi