Tmerr në “Unazën e Tiranës”, adoleshenti qëllon me thikë fatorinë dhe shoferin e autobusit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autobusin e unazës në kryeqytet pranë farmacisë numër 10 ku një 16-vjecar ka qëlluar me thikë fatorinon dhe shoferin e autobusit. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes fatorinos dhe adoleshentit ndërsa shoferi i urbanit ka ndërhyrë për të shmangur sherrin. Pas shkëmbimit të sharjeve sherri ka degjeneruar në konfrontimit fizik dhe 16-vjecari ka nxjerr thikën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur fatorino dhe shoferi i urbanit. Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spiatl dhe mëohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa16-vjecari është arrestuar nga forcat e komisariati numër 4 të cilat mbërritën menjëherë në venngjarje.