Milionerja gjashtëvjeçare , shikojeni jeten e kesaj miljonierie ! (VIDEO)

Gjashtëvjeçarja Isabella Barrett është njëra nga milioneret më të vogla në botë. Suksesin e ka arritur falë spektaklit “Toddlers and Tiaras”, ndërsa tash ka edhe linjën e saj kozmetike të makijazhit dhe stolive. Ajo sillet si një vajze e rritur, ka stilin e saj, ndërsa shumicën e parave i shpenzon duke blerë rroba dhe këpucë. “Pse nuk do të më pëlqente që jam milionere? Unë jam yll, kam koleksionin tim të stolive dhe makijazhit dhe më pëlqen të jem shefe. Unë asnjëherë nuk humb, fitoj në secilën garë që marr pjesë”, ka thënë vajza. Nëna e saj, Susanna, ka deklaruar se ajo thjesht i ndihmon vajzës që t’i realizojë ëndrrat. “Të gjithë po shohim se çfarë u ndodh yjeve të reja, si për shembull Britney Spears dhe unë nuk dua që ajo t’i ndodhë vajzës sime. Mirëpo, asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe nuk duam t’ia kufizojmë ato”, ka treguar nëna e milioneres së vogël.Per me teper ndiqni pamjet.

SHIKO VIDEON ME POSHTE !