Shpat Kasapi "SURPRIZE" për Fjolla Morinën


Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Në një festë të organizuar nga miqtë dhe familjarë të këngëtares, të ftuar kanë qenë shumë të njohur të skenës, të cilët këngëtarja i konsideron njerëz të afërt.
Nga Maqedonia kishin udhëtuar edhe këngëtarët Big Mama dhe Shpat Kasapi, së bashku me redaktorin e televizionit Alsat-M, Jellmaz Dervishi, e shumë miq të tjerë të cilët ia kanë bërë festën edhe më të gëzuar për faktin se i kanë dërguar një tortë shumë erotike, njësoj siç e ka pasur edhe Big Mama në ditëlindjen e saj, një femër me të brendshme.
Ne kemi zbuluar disa imazhe nga festa, në të cilat Fjolla shihet më e lumtur se kurrë, e veshur në mënyrë shumë provokative, saqë gjoksi i saj mundohet të gjejë rrugën më alternative që të shpërthejë, ndërkohë në ato çaste në vendngjarje ka qenë miku i saj, këngëtari Shpat Kasapi, i cili për momentin është beqar.
Për këta të dy edhe më herët është përfolur për një intimitet, pasi janë parë shpesh së bashku, por ende nuk mund të flitet nëse mes tyre mund të ketë diçka më shumë se shoqëri… Koha do të flasë vetë!/