Ndërron jetë, Madonna shqiptare, Elda Shabani?

Këngëtarja e njohur Elda Shabani qe njihet edhe si Madonna shqiptare, ka gjetur vdekjen ne një spital te Zvicrës, kurse policia shqiptare ne bashkëpunim me atë zvicerane po kryejnë hetime lidhur me rastin.

Paraprakisht dyshohet se Elda Shabani (e Datëlindjes 16 Prill 1977) ka humbur jetën si pasoje e një infarkti. Ndërkohë si piste paraprake hetimi është edhe mundësia e vdekjes se shkaktuar nga pirja e barnave qetësues. Dhe për te zbardhur nëse ky dyshim paraprak qëndron, mësohet se është planifikuar kryerja e një autopsie.
Elda Shabani prej rreth pese vjetësh jetonte ne Zvicër. Ajo ishte martuar me një shtetas zviceran dhe kishin dy fëmijë.
Gjithsesi, duke qene se lajmi nuk është i konfirmuar nga organe kompetente, me gjithë zemër do te dëshironim qe sa me sipër te mos jete e vërtetë.