Turpi: Ministri i Drejtësisë Halimi për Totozanin: “Ai mbron b..q….”


Kamerat e një kanali televiziv kanë arritur të kapin një mesazh të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi dërguar deputetit të PD-së, Fatos Hoxha në Komisionin e Ligjeve. Në atë kohë në Komision Avokati i Popullit, Igli Totozani kërkonte mbrojtjen e homoseksualëve dhe dënimin e homofobëve. Por ndërsa Totozani fliste , Halimi i shkruante Fatos Hoxhës se “ai mbron bq”, duke iu referuar homoseksualëve.
Kjo nuk është vetëm një diskriminim ndaj këtij komuniteti, jo vetem një fyerje për institucionin e Avokatiti të Popullit por tregon edhe nivelin e politikaneve shqiptare. Per me teper, ky lajm  vjen në ditën kur një adoleshent vrau veten pse i thoshin se je si femër
.