Evra bën shaka me Suarezin, e kafshon dorën

Patrice Evra ka gjetur kohë edhe për shaka, pasi e siguroi titullin e kampionit në Angli me Manchester Unitedin. 

Mbrojtësi i majtë francez e kafshoi një dorë false, duke e imituar Luis Suarezin, i cili të shtunën ia kafshoi dorën mbrojtësit të Chelseat, Branislav Ivanovic.

Evra kishte probleme pikërisht me sulmuesin uruguaian, i cili i kishte bërë fyerje raciste sezonin e kaluar.