Joana e Big Brother-it nuk gjen karar me meshkujt, lë të dashurin për Anaidin dhe puthet me Edberin kur gjen rastin (foto)

Njëra nga konkurentet e Big Brother-it duket se nuk po gjen karar me meshkujt. Pasi I ka dhënë fund lidhjes së saj 6-vjeçare që kishte jashtë, me një djalë të quajtur Jani, ajo është hedhur në krahët e Anaidit duke pranuar se ndjen për të. Por nga ana tjetër ajo vazhdon të mos jetë e qartë duke lënë të nënkuptohet se I pëlqen të luajë me ta.

Ajo herë afrohet dhe herë largohet me Anaidin, ndërkohë që thotë se e dashuron akoma ish të dashurin që ka lënë jashtë shtëpisë. “Unë e dua akoma Janin dhe ndoshta kthehem me të kur të dal, por vlerësoj shumë edhe Anaidin, nuk ia hedh poshtë as atij për momentet që më ka qëndruar pranë këtu brenda”, është shprehur ajo.

Por nga ana tjetër Joana ka krijuar afrimitet edhe me Edberin ndërsa u vu në një situatë të sikletshme për Anaidin i cili teksa hyri në dhomë për t’i thënë se mëngjesi i saj ishte gati, e gjen atë duke u puthur e përqafuar me Edberin