Meti i “BB”: Sekreti i Viganit dhe Edberit: këmbejnë të ....

Meti komenton edhe dy banorët nga Kosova, Viganin dhe Edberin, të cilët i ka shokë shumë të mirë. “Sa për ‘Big brother’, unë tani nuk i ndjek ato, sepse nuk kam as një minutë kohë të lirë duke u marrë me xhirime në Rtv21. Pastaj kam dhe lokalin tim ‘Large bar’ dhe ‘Duplex club’ dhe me një fjalë kam shumë punë. Por Viganin dhe Edberin i kam shokë shumë të mirë prej vitesh”, thotë Meti, i cili në sajë të njohjes e di se çfarë i duhet shtëpisë së famshme e çfarë jo. “Mendoj që këta të dy i duhen shtëpisë së ‘BB’, sepse e kam vërejtur se në gjithçka që bëhet në shtëpi, këta të dy i japin frymë të gjallë. Dhe të gjitha vajzat janë të pasionuara pas këtyre të dyve. Interesante tek ata të dy është se secilën femër që e ka pasur Edberi, e ka pasur edhe Vigani dhe anasjelltas. Pastaj shpesh kemi bërë party në shtëpi me mbi 15 femra, kemi shikuar filma, kemi luajtur e kemi pirë, kur jemi bërë bashkë gjithë shoqëria dhe kemi kënduar me kitarën e Viganit”, thekson Meti.