Joana: “Elona histerike, injorante, katundare e shkretë”

Joana është ulur me Elenën tek “kolltuku i thashethemeve” dhe duket se është e acaruar keq me Elonën. Ajo i thotë Elenës se gjithë ky mllef i Elonës vjen ngaqë ajo është e ndrydhur dhe nuk bën dot gjërat që bëjnë njerëzit e lirë si puna saj. Sipas Joanës, Elona kërkon të shfaqet si vajza e mirë, me parime, nga Franca por në fund të fundit është një katundare e shkretë. Por Joana shton se për Elonën do jetë më mirë të lirohet dhe të bëjë atë që do, në mënyrë që të mos i bjerë në qafë banorëve dhe ti lërë një herë e mirë histerizmat e saj. Aty pranë vjen edhe Anaidi i cili e këshillon Joanën që në momente të caktuara të shkëputet nga debati, kur e shikon që po acarohet shumë. Ai e kritikon atë që ndërhyri, kur ai po debatonte me Elonën. Por Joana ka vendosur që nesër të flasi me Elonën dhe i kërkon Anaidit ti qëndrojë pranë, por të mos ndërhyjë. Anaidi i thotë që do jetë më mirë nëse e vazhdon ai debatin, sepse Joana provokohet shpejt dhe nuk e bën siç duhet këtë pjesë. Ai i flet pak ashpër dhe i thotë që do nxjerrim të tjerët nga shtëpi apo Joanën. Atij nuk i duket se Joana mund të debatojë siç duhet me Elonën. Por ajo këmbëngul duke i thënë se duhet ta bëjë një gjë të tillë, thjesht duhet. Pastaj edhe Anaidi mund ta vazhdojë më tej. Ajo i përmend Elenës se Marselini ka ofenduar Anaidin duke i thënë “alamet goce” ndërsa Elona ka ofenduar Joanën duke i thënë që punon në semafor. Ndërkohë Anaidi duke i treguar Elenës mbi debatin me Elonën, i thotë që nëse Joana nuk do të ndërhynte, debati do të shkonte më mirë se aq. Ai shton, se Elonën mund ta zësh ngushtë me 5 pika dhe të dalësh atje ku do sepse ka karakter impulsiv. Ndërsa Joana shton se Elona është injorante e prapambetur dhe nuk arsyeton. Ajo ka bërë plan të kapi Elonën dhe tja “zbrazi” të gjitha se çfarë ka mbledhur dhe në momentin që do flasi Elona, ajo të largohet që të mos ta dëgjojë.